|
Kreshma është një mjet i dobishëm. Mbajtja e kreshmës në vetvehte nuk ka vlerë. Në qoftë se mbajmë kreshmë per disa lloje ushqimesh apo kënaqësirash kjo ndodh sepse duam të mësojmë më shumë rreth vehtes tonë dhe të mbështetemi më shumë tek Perëndia. Mbajtja e kreshmës vë në provë fuqinë e dëshirës për Perëndinë. Ne mbajmë kreshmë për disa ushqime sepse Perëndia na ushqen, Ai mban gjallë zemrat tona dhe mbështet jetën tonë. Në qoftë se dëshirojmë të jemi të rreptë, ne biles mund të mbajmë kreshmë edhe ndaj alkoolit sepse Perëndia është ngushëllimi jonë, dhe ne mund të jemi të 'dehur' në praninë e tij gjatë lutjes. Nëse bashkëshorti dhe bashkëshortja bien dakord, ata mund të abstenojnë (mbajnë kreshmë) ndaj mardhenieve seksuale sepse duan te arsyetojnë që Perëndia është 'lidhja', 'bashkimi' dhe burimi i çdo gjëje të mirë që ekziston në dashurinë midis tyre.
Pra mbajtja e kreshmës është thjesht një mënyre për të arritur një qëllim. Por cili është qëllimi i mbajtjes së kreshmës? Përgjigja është-Lutja. Kur Jezusi i hoqi vërejtje dishepujve të tij për arsye se ata kishin humbur besimin, ai u tha, "ky lloj mund të eliminohet vetëm me lutje dhe duke mbajtur kreshmë." Mbajta e kreshmës na ndihmon që t'i largohemi shqetësimeve në mënyre që të kërkojmë Perëndinë. Mbajtja e kreshmës na bashkon me eksperiencën e Izraelitëve kur ata ia lanë 'skllaverinë' Faraonit te Egjiptit. Mbajtja e kreshmës na kujton historinë e mëkatit të parë të Adamit dhe Evës si rezulatat i ngrënies. Mbajtja e kreshmës na bashkon me pendimin dhe keqardhjen e mbretërve dhe profetëve të kohëve të lashta. Mbajtja e kreshmës është praktikë dhe stërvitje në të gjitha besimet botërore - në përgatije për shfaqje dhe vizione shpirtërore. Këto janë arsyet që ne mbajmë kreshmë përpara ditëve të shenjta në kujtim të veprave të mira te Krishtit. Në Ringjallje Krishti na çliron nga skllaveria, vdekja dhe mëkati; ai na fal mëkatet; ai na tregon vizionin dhe shfaqjen e trupit njerëzor dhe shpirtit të kthyer ne jetë dhe bërë në lavdi dhe madheshti dhe në "dritën e cila nuk mund të pushtohet kurre nga nata." (kur prifti këndon në momentin që ai nxjerr qirinjte në mes të Kishës së errët ditën e Pashkës.)
Pra për t'a përmbledhur: mbajtja e kreshmës është një mjet i dobishëm dhe kuptimplot në qoftë se përqëndrohet tek Perëndia dhe nëse të shpie tek lutja. Por a duhet të mbajmë kreshmë? Përgjigja është - pak nga pak. A duhet t'a mbajmë të gjithën? Përgjigja është - Jo. Tradicionalisht, rregulli i rreptë është që mishi, prodhimet bulmetore (djathi, qumështi, gjalpi), vezët, peshku me shtyllë kurrizore, vera (ose çdo pije alkoolike) dhe vaji të mos hahen - biles ndoshta të mos hash asgjë gjatë ditës; dhe gjithashtu të abstenosh nga mardhëniet seksuale. Shumë pak njerez kanë mundësi ose e arrijnë një gjë të tillë. Këta njerëz janë zakonisht murgët, murgeshat, personat e ve, dhe disa priftërinj. Mbajta e kreshmës është thjesht çështje që të provosh vehten për të lënë disa gjëra për hir të kërkimit të Perëndisë nëpërmjet lutjes. Zgjidhja më e mirë është të bëjmë diçka më tepër s'e ç'kemi bërë. Asnjë nuk duhet të gjykojë një tjetër për sa i përket mbajtjes së kreshmës. Në qoftë se nuk keni mbajtur kurrë kreshmë provoni të mos hani mish në Kreshmët e Mëdha apo gjatë ditëve të javës. Në qoftë se mbani kreshmë nga mishi, provoni të mbani kreshmë për djathin, dhe kështu me rradhë. Gjithkush duhet të sfidojë vetvehten me aq mundësi sa ka. Disa njerëz që marrin ilaçe apo perdorin barna ose që kanë diabet, që janë metabolikë apo që kanë probleme të tjera shëndetsore duhet të jenë praktikë dhe të ndjekin këshillat e mjekut. Mbajtja e kreshmës nuk ka për qëllim të "tregojë fuqi", përkundrazi ka për qëllim që të na bëjë më të vetëdijshem për nevojën e Perëndisë. Megjithatë, mbajtja e kreshmës duhet të vihet mënjane sa herë që kemi të bëjmë me mikpritje. Kur keni miq që i keni ftuar për të ngrëne dhe që mund të mos i kuptojnë rregullat e mbajtjes së kreshmës, mos argumentoni mbi këtë çështje. Kur jeni për vizitë në shtëpinë e dikujt dhe iu ofrohet diçka për të ngrënë, hani çfarë t'iu vihet përpara pa bërë pyetje dhe jini mirënjohes për të. Mos harroni se dashuria dhe zemërgjerësia janë më të rëndësishme se mbajtja e kreshmës. Gjithashtu, mbajtja e kreshmës duhet t'iu lirojë kohë: mos gatuani shumë por ejani të luteni dhe të merrni 'communion'(lidhje shpirtërore dhe bashkim) - shikoni orarin brenda. Mësoni pak nga zemra dhe shpirti juaj. Mësoni te dëshironi Perëndinë.
At Elijah |