|
Cfarë bën pagëzimi?
Ne nuk lindim të Krishterë, por behemi te Krishtere duke u lidhur me Krishtin. (Gjoni 3:1-6; Galateve 3:25-29)
Jezu Krishti, biri i Perendise, u be njeri qe ne te behemi hyjnore. Duke u pagezuar, ne i bashkohemi lidhjes midis Perendise dhe njeriut, dicka qe ndodhi tek Krishti. Keshtu edhe ne behemi te Krishtere. (Hebrenjve 2:5-18)
Si bashkohemi ne me Krishtin?
Nepermjet dhurates se Shpirtit te Shenjte dhe nepermjet larjes dhe vdekjes simbolike qe ndodh ne uje, futemi ne uje dhe vdesim me "njeriun e vjeter" - mekatet tona, sjelljet e keqija, dhe dobesine ndaj "fuqive djallezore". Ne vend te ketyre, ne dalim nga uji dhe rilindim nga Parajsa prej Shpirtit te Shenjte se bashku me Krishtin. (Romakeve 6:1-14)
A jemi ne mekatare?
Edhe personi me i drejte ne bote eshte mekatar. Mund te ndjekim gjithe rregullat, te sillemi mire me njerezit, njerezit te mendojne mire per ne, edhe prape jemi mekatare. Perendia nuk do qe ne te jemi dritëshkurtër: ne jemi krijuar nga ai nen imazhin e tij dhe jemi krijuar madhështorë, qe te arrijme virtytet me te larta: bujari, meshire dhe dashuri. Jemi krijuar qe te jemi prania e Perendise se misheruar. Shume prej nesh nuk e dijne se cfare vitytesh dhe huqesh fshihen brenda nesh, sepse jeta nuk na ka vene ne prove duke na shfaqur situata ekstreme, ose sepse vete ne nuk kemi qene aq guximtare sa te shfaqnim hapur dashurine per Perendine dhe fqinjin, ne qofte se i kemi keto virtyte. Jemi te shtypur nga dembelia dhe frika. Ne biles mund t'i konsiderojme budallenj ata persona qe rrezikohen per zellin qe kane karshi Perendise.
Shejtani eshte fytyra personale e atyre huqeve dhe fuqise qe ato shfaqin ne jeten boterore. Kur ne mekatojme, ne i nenshtrohemi forcave te erresires ne bote. Shenjtoret, virtytet e te cileve jane testuar dhe provuar, i kane pare fuqite qe ekspozohen ne bote, por kane treguar se Krishti, Perendia jone i ka pushtuar dhe i ka çfuqizuar duke thyer perjetshmerine e vdekjes. Krishti do te na ringjalle perseri: prandaj ne kemi arsye qe t'a kerkojme Perendine, dhe nuk kemi asnje arsye per mangesine e virtytit. Nuk duhet te frikesohemi per mireqenien e trupave tona, por duhet te pergatitemi, edhe jetet ne trupat tanë duhet te pergatiten, per nje ekzistence te re me Perendine. Ne lutjet per ringjallje perpara pagezimit, ne e shkaterrojme shejtanin dhe deklarojme fitoren e Krishtit mbi fuqite e erreta te kesaj bote dhe fitoren e Krishtit perbrenda zemres se atij qe pagezohet. (Efesianeve 2:1-10; Romakeve 8:1-11)
Mbas pagezimit mbaron çdo gje?
Jo! Tashti jeni i Krishterë. Ne qofte se juve ju eshte dhene nje jete e re se bashku me Krishtin, a nuk duhet t'a dini se kush eshte Krishti? (1 Korintasve15:1-20)
Ne qofte se pagezimi na ben prifterinj, a nuk duhet t'a festojme ritin? (Romans 12:1-2; Hebrenjve 4:14-5:14, 10:19-25; 1 Korintasve 10:14-22)
Ne qofte se pagezimi na ben fitimtare dhe te fuqishem si mbreti, trashegimatarë, "bije te Perendise", "shoqerues fluturimi" te mençur me birin e Perendise, a nuk duhet te fillojme te mesojme se si t'a qeverisim mendjen, mendimet, zemrat, dhe trupat? (Romakeve 8:14-17; Jakobi 2:8-13; 1 Pjetri 2:4-12; 1 Pjetri 4:1-11; Zbulesa 5:6-14, 20:4-6)
Ne qofte se na jepet nje vulë me nje liber te çmuar ose nje leter mbreterore ose nje dekret i cili na eshte derguar neve dhe eshte i mbushur me sekretet e universit, a nuk duhet t'a hapim dhe te lexojme fjalet e fuqishme qe jane shkruar aty? (1 Korintasve 2:6-10; 2 Korintasve 3:1-3, 3:12-4:6)
Kush do te firmoste nje kontrate ose te bente nje "marreveshje" pa lexuar se cfare shkruhet ose premtohet? (Jeremia 31:31-34; Hebrenjve 9:11-26, 13:20-21)
Nëse jemi bere "tempujt" e Perendise, a nuk duhet t'a dijmë se cfarë veprimi duhet te bejme ne? A nuk duhet t'a dijmë se cfarë eshte e duhur dhe e paster per tempullin? A nuk duhet t'a dijmë nëse materialet qe do vendosen ne mur nuk jane ne gjendje te mbajne strukturen, dhe kane nevojë te zëvendësohen? (1 Korintasve 3:10-17; Efesianeve 2:11-22)
Ne bile jemi "trupi" i Krishtit! A nuk duhet te pyesim se cfare eshte e pershtatshme per trupin e Perendise tone? Cfarëdo qe eshte e pershtatshme per atë, eshte edhe per ne. Të gjitha gjerat qe nuk jane te duhura per trupin e tij (mëkatet tona) jane një blasfemi. Cfarëdo qe ne bejme, ndikon Perendinë. (Efesianeve 1:15-23)
Perendia na jep diçka shume te çmuar me anë te pagezimit - jeten e tij - kete dhurate qe ne duhet t'a perdorim. (Mateu 25:14-30) Liturgjia e Te Djeles para Kreshmes Pse dhe si te mbajme Kreshme |