|
Kreshma mbahet per nje qellim te vetem shpirteror; per te treguar deshiren e njerzve per te perfshire Zotin dhe mbreterine e Tij brenda qenjes se tyre, per te kthjelluar shikimin e tyre drejt Zotit. " Syri eshte drita e trupit dhe nese syri eshte i shendoshe, i gjithe trupi do te kete drite." Po c'kane te bejne syte me te ngrenet apo te pangrenet? Spjegimi i kesaj lidhje eshte i thjeshte sepse cdo ushqim syri apo shqisa te tjera na e ve perpara si nje objekt deshire. Kur shohim ushqim, duam te hame dhe kur kemi nje mangesi, kemi uri. Shikimi perfaqson gjithe deshirat, perpjekjet tona fizike dhe shpirterore. Ne edhe deshirat tona i quajme nevoja.
Cdo deshire jona duhet te thyhet para Zotit. Vetem Zoti mund te na plotesoje kenaqsite dhe deshirat qe kemi. E keqja e njerezve eshte se atyre ose u mungon dicka dhe duam ta kene patjeter ose kur e kuptojne se cfare u mungon, kete e bejne ne menyre te siperfaqshme dhe pa deshire.
Zoti e di se cfare na mungon ne.Ne na duhet jete e dashuri dhe kjo na eshte dhene me bollek nepermjet Krishtit.Vetem kryqi eshte ne gjendje te perballoje nevojat dhe pakenaqsite tona. Kryqi jep qetesi para cdo fatkeqsie.Kreshma do te thote te besh kryqin kur ndodhesh para varferise, vuajtjeve dhe boshllekut ne jete dhe te shohesh Zotin duke injoruar gjerat e tjera te parendesishme ne jete: ushqimi,pija, ankthi per punen, kohen apo veshjen. Kreshma do te thote te mos hash ushqime te pasura dhe te mos mendosh per pasuri. Do te thote ta largosh mendjen nga kenaqsite e deshirave qe nuk na cojne asgjekundi dhe te mendojme per bukurine dhe kenaqsite e parajses dhe drites se Zotit. Gjate kreshmes te leme menjane qellimet dhe kenaqsite e perkohshme te kesaj jete, me qellim qe te mesojme me shume per Zotin dhe parajsen, te cilat jane sublime.
Po t'i frenojme deshirat tona sado pak, do te mundemi te mesojme te besojme tek Zoti per te perballuar cdo veshtiresi qe na del para si vuajtjet, fodulekun apo te keqijat qe na jepen. Edhe nese nuk arrijme ta njohim Zotin plotesisht, perseri do te mosojme si ta kerkojme ate. Do te mundim te zbulojme shqetesimet, dobesite dhe zymtite tona dhe do ta kuptojme se kemi nevoje per Zotin dhe per nje mbreteri te shenjte pertej kesaj bote.
Kur mbajme kreshme, ngaqe harrojme deshirat dhe qellimet tona te kota, mundemi te mesojme si te heqim dore nga krenaria, urrejtja dhe inatet qe na lidhin me kotesirat e kesaj bote. Zoti do na jape gjithshka qe kemi nevoje. S'kemi nevoje te rendim pas plackave e ushqimeve e te matemi me te tjeret. Kurre s'mund te behemi me te pasur se nje person i cili e ka pranuar Zotin ne zemren e tij. Asnje nga ne s'mund te behet me i pasur se Shenjtoret sepse ata jetojme me pasurine e Zotit qe eshte pasuri e dashurise dhe e jetes. Te pasurit do te vdesin dhe pasuria e tyre s'do te kete me kuptim. Famozet do te harrohen nje dite."Por ata qe kerkojne te njohin zotin, s'do t'u mungoje asgje." Te fortet dhe fodullet do te vdesin nje dite dhe forca e krenaria e tyre do te behen pluhur.
Zoti dhe jeta e Tij jane te perhershem.Ngopi syte me Zotin i cili pasuron zemrat dhe jeten tone dhe dashurine te cilat hkaterojne pakenaqsirat dhe shqetesimet e jetes "nen hijen e vdekjes". Ushqeu me ushqimin e Zotit. Prano prezencen e trupit te Tij dhe shijo jeten e Tij gjate lutjeve dhe meditimeve sidomos gjate kesaj periudhe kreshme.Shuaje etjen ne pasurine e drites qe vjen kur ne therrasim per ndihme, me gjithe shpirt prezencen e Zotin. Kur degjojme fjalet e Bibles Pagezimi |