Saint Nicholas Albanian Orthodox Church
home | images | directions | readings | info | newsletter| | contact us
Kur degjojme fjalet e Bibles

23 Shkurt, 2003

     Kur degjojme fjalet e Bibles, gjithmone duhet te mendojme se ne jemi pjestare te saj apo personazhe ne te. S'mund te jemi plotesisht Krishti vete, vetem kur vuajme apo kur ndjejme gezimin dhe dashurine e tij.Gjithmone duhet te mendojme si te nxjerim mesime nga ata qe mekatojne apo nuk besojne ne Krishtin.

Ne Jemi si Femija I Pangopur

     Shpesh njerzit behen si femija I pangopur sepse nuk mendojme se na eshte falur jeta nga asgje dhe mund te jetojme nen imazhin e Krishtit, qe do te thote se mund te jetojme nje jete te persosur po te kemi parasysh Jezu Krishtitn. Por ne jeten tone, gjate gjithe historise se njerezimit, ne harrojme jeten perfekte te Jezu Krishtit dhe harrohemi ne pasione, mekate dhe kotesira te jetes. Ahtu si femija I pangopur, ne gjendemi te zhytur ne balten e deshirave tona te shemtuara, me zemren te coptuar dhe te etur per nje ushqim magjik te dhene nga Zoti. Por nese, me te vertete kerkojme kete lloj ushqimi te Zotit, do te shnderrohemi ne nje femi engjellor dhe se bashku do te behemi pjestare te nje trupi te shenjte te Birit te Zotit, Jezu Krishtit.

Ne Behemi Si Femija Xheloz

     Me keq se te jesh si femija i pangopur, njerzit behen si femija xheloz i cili jeton me prinderit, ha buke me ta por nuk eshte mirenjohes per prinderit. Ai harron sa mire eshte te jetosh me prinderit.E keqa me e madhe eshte se ai nuk ndjen dashuri per prinderit apo per vellane. Kjo ndodh me ne kur shkojme ne kishe. Ne marrim trupin e gjakun e Krishtit dhe duket sikur ne duhet te vendosim per ke Zoti duhet te kete meshire apo te jete i sjellshem. Si mundet Zoti te lejoje kete mekatar te perfitoje nga miresjellja e Tij? Asnjehere s'duhet te tregohemi te vegjel e te ngushte ne shpirt.

Te Pranojme Meshire Se Bashku

     Nese jemi ne gjendje te pranojme se kemi mekate si femija i pangopur, edhe nese ato jane te vogla e sekrete, atehere kurre s'mund te behemi xheloze e te mos ndjejme dashurine per motren apo vellane. Nese veme ne dyshim meshiren e Zotit, atehetre gjithshka duket se behet kot. Te gjithe duhet te heshtim, te heqim dore nga kungimi, te mbyllim kishen e te presim mallkimin e Zotit. Kjo s'duhet te ndodhe. Kurre s'duhet te veme ne dyshim meshirene Zotit, por duhet ta duam Ate i cili na pranon ne brendesine e tij ende pa na njohur mire dhe pa ditur si te falemi.

     Zoti eshte kaq i gjere me ne sa ka sakrifikuar birin e tij te vetem e te pavdekshem te vritej nga ata qe hiqeshin si shume te rendesishem. Ata s'mund ta kuptonin se Zoti mund te falte mekataret; qe Ai mund t'u jepte ushqimin e pasur me dashurine e Tij prostitutave, targambledhesve, peshkatareve e njerezve nga kombe te tjera te cilet cifuterit i quanin si te ndotur ne karakter dhe te padenje per lagjen e tyre.

     Nese mendojme se jetojme me Zotin dhe nuk e ndjejme qe dashuria na buron nga zemra per cdo qenie njerezore, atehere le t'i gjejme mekatet ne veten tone. Mekatet jane te fshehta dhe na mbajne ne larg nga Zoti dhe na ben si i pangopuri.Pasi te jemi pastruar nga mekatete , le te vijme perseri e te kerkojme Zotin ne nje menyre te re, me perulje dhe keshtu do te ngrohemi nga dashuria e tij. Megjithese marrim bekimet e Zotit duke ardhur ne kishe, perseri jemi shume larg Tij me zemer. Shpesh java na kalon pa bere asgje qe te jetojme me Zotin.S'mundet te kuptojme Zotin plotesisht vetem me dy oret apo me njezet minutat ne liturgji. Me shume kohe kalojme duke pare nje ndeshje apo duke shkuar e kthyer nga puna se sa te mendojme per te kerkuar Zotin.

     Ejani perseri tek Zoti. Largohuni nga kalbesira e pangopur e kesaj bote dhe pranoni mikpritjen e Zotit ne Liturgji. Kerkoni meshiren e Tij gjate lutjeve. Pyesni Zotin: Si mund te largohem nga pasionet si inati, krenaria, lustra, merzitja, ftotesia, boshlleku, ankthi apo te tjera? Lete behem si femija jote e te marr jete ne Krishtin dhe te shijoj jeten dhe ushqimin e dashurise tende".

    [ printer-friendly version ]

    st.nicholas

    Flea Market

    about us
    Here you will find
    information regarding
    St. Nicholas Albanian
    Orthodox Church
    and
    its community.
    Our Pastor is
    Fr. Nathan Preston
    We are located at
    181-14 Midland Pkwy
    Jamaica Estates, NY 11432

    Regular Schedule

    Tel 718.380.5684

    2011 Schedule

    Sunday Matins 9am
    Sunday Divine Liturgy 10am


    home | images | directions | readings | info | newsletter| | contact us