Saint Nicholas Albanian Orthodox Church
home | images | directions | readings | info | newsletter| | contact us
Shpetimi Nga Mekatet dhe Kungimi Duhen Te Merren Me Seriozitet

Ne kishen tone eshte bere zakon qe njerzit vijne shpesh per te marre kungim qe eshte gje shume e mire sepse kjo eshte nje dicka qe na lidh me Zotin.Kur vijme te marrim kungim do te thote se ne jemi te pergjegjshem per ate gje bejme dhe gjithashtu kerkojme nga zoti te na ndihmoje, sheroje apo shpetoje. Por shpesh ndoth qe vijme per te marre kungim si pa pergjegjsi, pa i vene rendesi veprimit, pa u pergatitur me pare, pa e kuptuar se c'po bejme dhe c'pergjegjsira kemi dhe kjo s'eshte gje e mire.Eshte mire te kujtojme se c'eshte kungimi.
Le te fillojme me pyetjen se c'eshte shpetimi? Kur permendim fjalen "shpetim", ne kuptimin e ngushte pa permbajtje fetare, kemi parasysh situata qe nuk na kercenojne jeten. Per shembull, kur nje zjarrfikes shpeton jeten e nje femije ne nje ndertese qe po digjet apo kur dikush shpeton dike nga nje akt abuzimi apo rrahje. Por ne keto situata ne nuk mendojme se jeta jone eshte ne rrezik. Nuk na pelqen te mendojme se jemi te pafuqishem e se dikushi na shpetoi apo qe jemi te varur nga te tjeret.Biem keshtu ne kurthin e "te fortit" dhe mendojme se jemi komplet te pavarur nga njeri.
Por e verteta eshte se ne jemi plotesisht te varur nga Zoti qe na krijoi dhe vazhdon te na mbroje pavaresisht nga gjthe te keqijat dhe dobesite e panumerta qe ndodhin sot ne bote. Ne jemi te dobet nga ekzistenca e ketij apo atij pasioni si pangopesia, kopracia, alkoholizmi, seksualiteti etj. Shpesh semundjet na bejne po ashtu te dobet. Pa dyshim te gjithe jemi te dobet para vdekjes e cila, edhe kur mendojme per te, na ben ta shohim jeten ndryshe. Ka raste qe biem ne kurthin e te keqijave nga thashethemet, mashtrimet, genjeshtrat,dhuna, vjedhja etj.Edhe nese asgje nga keto nuk bejme vete, duhet ta kuptojme se te mirat tona jane si pasoje e shfrytezimit te te tjereve: femija i shtypur ne boten e trete qe prodhon rroba me cmim te lire, fshatari i varfer qe s'ka buke per femijet qe detyrohen te shiten si skllever apo si prostituta nderkohe qe prodhon ushqime me shumice per Amerikanet, apo emigranti i sapoardhur qe ka gjithmone frike se mos e kthejne nga ka ardhur nderkohe qe punon ne punishte pune te renda.Bota eshte komplet e ngaterruar por, ne vend qe ta pranojme thjesht se bota eshte kjo qe eshte dhe kaq, duhet te na vije keq per gjerat e keqija.
Te tregojme keqardhje me shpirt e trup per te gjitha gjerat qe cojne ne te keqijat e ta perqendrojme vemendjen ne Ate qe na shpetoi nepermjet kryqezimit: Jezu Krishtin.Ai nuk e mposhti te keqen duke u bere i keq, por duke u bere imazhi i faljes njerezore. Ai nuk ishte as perandor apo diktator.Ai i beri me turp fuqite e kesaj bote duke treguar se s'kish nevoje te dominonte qe te behej i fuqishem.Ai u be i "dobet"per te na dhene ne force ne mes te dobesise.Ai nuk tha asnje fjale perpara gjykatesve te padrejte.
Shpetimi per te krishteret eshte i pandare nga pendimi.Kur Jezu Krishti filloi lutjen tha:Pendohu dhe do te kesh ne dore perendine e Zotit".Ne Bibel Jezusi lavderon ata qe kerkojne ndihmen e tij; Ai nuk ndihmon ata qe mendojne se gjithshka eshte ne rregull sic eshte, ashtu sic bene armiqte e tij.Kur marrim kungim duhet ta kuptojme se kemi nevoje per ndihmen e Zotit, shpetimtarit tone.Me kungimin, me prezencen e Zotit, vjen ne heshtje dhe ndihma e papershkruar. Ai na pastron nga te keqijat, por ky pastrim nuk zgjat shume nese nuk vazhdojme te falemi e te bejme mire e te marrim pjese ne jeten qe Ai ka pregattitur per ne.
Ne te vertete do ta kemi te veshtire te "pendohemi" para Zotit kur marrim kungate nese e dime se kemi mekate qe nuk i kemi zbuluar, analizuar ato e nuk kemi pyetur Zotin te na i pastroje ato.Kete mund ta bejme duke u rrefyer per mekatet para priftit i cili nund te shikoje deshiren tuaj per te ndryshuar dhe mund te na siguroje per ndihmen e Zotit dhe pastrimin e shpirtit nga mekatet.

At Elijah

    [ printer-friendly version ]

    st.nicholas

    about us
    Here you will find
    information regarding
    St. Nicholas Albanian
    Orthodox Church
    and
    its community.
    Our Pastor is
    Fr. Andrew Jarmus
    We are located at
    181-14 Midland Pkwy
    Jamaica Estates, NY 11432


    Please click hereto contact us

    Construction Progress
    Please click here to view the latest Church Construction Progress photos

    Regular Schedule

    Tel 718.380.5684

    2009 Schedule

    Sunday Matins 9am
    Sunday Divine Liturgy 10am


    home | images | directions | readings | info | newsletter| | contact us