|
Falja; Liria, Shendeti dhe Mundimi
Libri i te Madhit Isaja cili parashikoi profesite me te medha per Krishtin, Virgjireshen Meri dhe per babtistin Xhon permban kete pjese te bukur: "Zoti thote te arsyetojme se bashku: megjithese mekatet tuaja jane te errta, ato mund te behen te bardha si bora e te buta si pambuku.Nese keni deshiren dhe jeni te bindur, mund te gezoni frutet e kesaj bote."Zoti ka mundesi te fale mekatet tona, edhe ato me te keqijat qe duket sikur nuk lahen kurre. Cili eshte kushti per kete falje? Thjesht te kerkojme falje e te mos e mohojme para te tjereve. "Na fal mekatet ashtu sikunder edhe ne ua falim fajtoreve tane," thote lutja e Zotit. Keto fjale mund te kuptohen dhe keshtu "Na liro nga borxhet ashtu si kemi liruar ne borxhlinjte." Mekati mund te krahasohet me nje kretit te keq qe nuk hiqet me, por te mban varur e te lidhur e te ben skllav. Nga mekati ne biem ne merzitje, ne urrejtje per veten apo per te tjeret, ne keqardhje, ne vese te keqija. Zoti vjen te na liroje nga mekati e te sjelle lirine e pergjithshme te njerezimit.Te gjithe mund te marrim pjese ne luften e madhe kunder mekatit e pasionit duke ndjekur rrugen e Krishtit. Ndjekim urdherat e Zotit qe te shohim fitoren.Te luftojme armiqte shpirterore, duhet t'i pranojme se cilet jane ata. Njolla e mekateve eshte si gjaku i plageve tona. Qe te sherohemi duhet te kerkojme ndihme qe plaga te pushoje gjakderdhjen ne shpirtit tone.Sapo te sherohemi, behemi te lire ne shpirt per te perqafuar Zotin. Ky sherim nuk vjen pa e pranuar me goje mekatin para priftit i cili kurre nuk e tradheton ate.Prifti eshte si nje doktor shpirteror i cili ka ilacin e faljes, te lirise se plote nga Zoti mepermjet rrefimit.
Sipas Fan Nolit, jane shtate ceremoni fetare te rendesishme nga te cilat kater jane te detyruara; pagezimi, konfirmimi, kungata dhe rrefimi. C'eshte rrefimi? Eshte nje akt ceremonial i shenjte ku mekatet ndahen apo tregohen tek nje prift i emeruar per te kerkuar falje.
Kur ishte hera e fundit kur ju u rrefyet? Nese asnjehere, le te behemi me orthodoks e te njohim kete te mire qe na ndihmon e nuk na tremb apo shqeteson. Rrefimi na ndihmon te lirohemi nga pesha e mekateve te cilat jane pjese e jetes sone.Nese nuk kerkojme ndihme me ane te rrefimit, atehere do te behemi skllever te pasioneve dhe emocioneve tona.Nga distanca, rrefimi mund te duket si turp, por ne fakt eshte nje konfirmim i besimit tek Zoti per t'i bere zemrat tona te pastra dhe te gezuara.
Albanian Shpetimi Nga Mekatet dhe Kungimi Duhen Te Merren Me Seriozitet |