Albanian
Falja; Liria, Shendeti dhe Mundimi
Falja; Liria, Shendeti dhe Mundimi
Libri i te Madhit Isaja cili parashikoi profesite me te medha per Krishtin, Virgjireshen Meri dhe per babtistin Xhon permban kete pjese te bukur: "Zoti thote te arsyetojme se bashku: megjithese mekatet tuaja jane te errta, ato mund te behen te bardha si bora e te buta si pambuku.Nese keni deshiren dhe jeni te bindur, mund te gezoni frutet e kesaj bote."Zoti ka mundesi te fale mekatet tona, edhe ato me te keqijat qe duket sikur nuk lahen kurre. Cili eshte kushti per kete falje? Thjesht te kerkojme falje e te mos e mohojme para te tjereve. "Na fal mekatet ashtu sikunder edhe ne ua falim fajtoreve tane," thote lutja e Zotit. Keto fjale mund te kuptohen dhe keshtu "Na liro nga borxhet ashtu si kemi liruar ne borxhlinjte." Mekati mund te krahasohet me nje kretit te keq qe nuk hiqet me, por te mban varur e te lidhur e te ben skllav. Nga mekati ne biem ne merzitje, ne urrejtje per veten apo per te tjeret, ne keqardhje, ne vese te keqija. Zoti vjen te na liroje nga mekati e te sjelle lirine e pergjithshme te njerezimit.Te gjithe mund te marrim pjese ne luften e madhe kunder mekatit e pasionit duke ndjekur rrugen e Krishtit. Ndjekim urdherat e Zotit qe te shohim fitoren.Te luftojme armiqte shpirterore, duhet t'i pranojme se cilet jane ata. Njolla e mekateve eshte si gjaku i plageve tona. Qe te sherohemi duhet te kerkojme ndihme qe plaga te pushoje gjakderdhjen ne shpirtit tone.Sapo te sherohemi, behemi te lire ne shpirt per te perqafuar Zotin. Ky sherim nuk vjen pa e pranuar me goje mekatin para priftit i cili kurre nuk e tradheton ate.Prifti eshte si nje doktor shpirteror i cili ka ilacin e faljes, te lirise se plote nga Zoti mepermjet rrefimit.
Sipas Fan Nolit, jane shtate ceremoni fetare te rendesishme nga te cilat kater jane te detyruara; pagezimi, konfirmimi, kungata dhe rrefimi. C'eshte rrefimi? Eshte nje akt ceremonial i shenjte ku mekatet ndahen apo tregohen tek nje prift i emeruar per te kerkuar falje.
Kur ishte hera e fundit kur ju u rrefyet? Nese asnjehere, le te behemi me orthodoks e te njohim kete te mire qe na ndihmon e nuk na tremb apo shqeteson. Rrefimi na ndihmon te lirohemi nga pesha e mekateve te cilat jane pjese e jetes sone.Nese nuk kerkojme ndihme me ane te rrefimit, atehere do te behemi skllever te pasioneve dhe emocioneve tona.Nga distanca, rrefimi mund te duket si turp, por ne fakt eshte nje konfirmim i besimit tek Zoti per t'i bere zemrat tona te pastra dhe te gezuara.
Shpetimi Nga Mekatet dhe Kungimi Duhen Te Merren Me Seriozitet
Ne kishen tone eshte bere zakon qe njerzit vijne shpesh per te marre kungim qe eshte gje shume e mire sepse kjo eshte nje dicka qe na lidh me Zotin.Kur vijme te marrim kungim do te thote se ne jemi te pergjegjshem per ate gje bejme dhe gjithashtu kerkojme nga zoti te na ndihmoje, sheroje apo shpetoje. Por shpesh ndoth qe vijme per te marre kungim si pa pergjegjsi, pa i vene rendesi veprimit, pa u pergatitur me pare, pa e kuptuar se c'po bejme dhe c'pergjegjsira kemi dhe kjo s'eshte gje e mire.Eshte mire te kujtojme se c'eshte kungimi.
Le te fillojme me pyetjen se c'eshte shpetimi? Kur permendim fjalen "shpetim", ne kuptimin e ngushte pa permbajtje fetare, kemi parasysh situata qe nuk na kercenojne jeten. Per shembull, kur nje zjarrfikes shpeton jeten e nje femije ne nje ndertese qe po digjet apo kur dikush shpeton dike nga nje akt abuzimi apo rrahje. Por ne keto situata ne nuk mendojme se jeta jone eshte ne rrezik. Nuk na pelqen te mendojme se jemi te pafuqishem e se dikushi na shpetoi apo qe jemi te varur nga te tjeret.Biem keshtu ne kurthin e "te fortit" dhe mendojme se jemi komplet te pavarur nga njeri.
Por e verteta eshte se ne jemi plotesisht te varur nga Zoti qe na krijoi dhe vazhdon te na mbroje pavaresisht nga gjthe te keqijat dhe dobesite e panumerta qe ndodhin sot ne bote. Ne jemi te dobet nga ekzistenca e ketij apo atij pasioni si pangopesia, kopracia, alkoholizmi, seksualiteti etj. Shpesh semundjet na bejne po ashtu te dobet. Pa dyshim te gjithe jemi te dobet para vdekjes e cila, edhe kur mendojme per te, na ben ta shohim jeten ndryshe. Ka raste qe biem ne kurthin e te keqijave nga thashethemet, mashtrimet, genjeshtrat,dhuna, vjedhja etj.Edhe nese asgje nga keto nuk bejme vete, duhet ta kuptojme se te mirat tona jane si pasoje e shfrytezimit te te tjereve: femija i shtypur ne boten e trete qe prodhon rroba me cmim te lire, fshatari i varfer qe s'ka buke per femijet qe detyrohen te shiten si skllever apo si prostituta nderkohe qe prodhon ushqime me shumice per Amerikanet, apo emigranti i sapoardhur qe ka gjithmone frike se mos e kthejne nga ka ardhur nderkohe qe punon ne punishte pune te renda.Bota eshte komplet e ngaterruar por, ne vend qe ta pranojme thjesht se bota eshte kjo qe eshte dhe kaq, duhet te na vije keq per gjerat e keqija.
Te tregojme keqardhje me shpirt e trup per te gjitha gjerat qe cojne ne te keqijat e ta perqendrojme vemendjen ne Ate qe na shpetoi nepermjet kryqezimit: Jezu Krishtin.Ai nuk e mposhti te keqen duke u bere i keq, por duke u bere imazhi i faljes njerezore. Ai nuk ishte as perandor apo diktator.Ai i beri me turp fuqite e kesaj bote duke treguar se s'kish nevoje te dominonte qe te behej i fuqishem.Ai u be i "dobet"per te na dhene ne force ne mes te dobesise.Ai nuk tha asnje fjale perpara gjykatesve te padrejte.
Shpetimi per te krishteret eshte i pandare nga pendimi.Kur Jezu Krishti filloi lutjen tha:Pendohu dhe do te kesh ne dore perendine e Zotit".Ne Bibel Jezusi lavderon ata qe kerkojne ndihmen e tij; Ai nuk ndihmon ata qe mendojne se gjithshka eshte ne rregull sic eshte, ashtu sic bene armiqte e tij.Kur marrim kungim duhet ta kuptojme se kemi nevoje per ndihmen e Zotit, shpetimtarit tone.Me kungimin, me prezencen e Zotit, vjen ne heshtje dhe ndihma e papershkruar. Ai na pastron nga te keqijat, por ky pastrim nuk zgjat shume nese nuk vazhdojme te falemi e te bejme mire e te marrim pjese ne jeten qe Ai ka pregattitur per ne.
Ne te vertete do ta kemi te veshtire te "pendohemi" para Zotit kur marrim kungate nese e dime se kemi mekate qe nuk i kemi zbuluar, analizuar ato e nuk kemi pyetur Zotin te na i pastroje ato.Kete mund ta bejme duke u rrefyer per mekatet para priftit i cili nund te shikoje deshiren tuaj per te ndryshuar dhe mund te na siguroje per ndihmen e Zotit dhe pastrimin e shpirtit nga mekatet.
At Elijah
I pari nder mekataret?
Ne lutjen para kungimit ne degjojme keto fjale: "Besoj o Zot, dhe pohoj se ti je me te vertete Krishti, i biri i Perendise se gjalle, qe erdhi ne kete bote te shpetoj mekataret, nga te cilet i pari jam une, "Ne i degjojme keto fja1e shpesh, cdo to diele dhe eshte e drejte qe duhet te veprojme keshtu, te hejme nje bilanc to shpejte te besimit tone te Perendia dhe te maredhenieve tona personale me Te. Ne duhet t'i pervehtesojme ato fja1e, t'i bejme ato tonat.
Megjithate, here pas here njezit vine tek une dho me pyesin; "Si mundem une t'i bej keto fjale te mijat? Une nuk besoj vertet se nder mekataret une jam i pari. Vertet une jam mekatar, bile nje mekatar i madh. Por une nuk jam me i keqi ne mes shume te tjerave. Deshira per te verteten i ben keto lloj personash te mos e bejne te tyren kete lutje.
Shen Pall ne letren drejtuar Romakeve (14:1-3) na jep nje pergjigje per kete pyetje dhe kete e ben duke perdorur nje shembull shume te thjeshte. Shen Pali thote keshtu: "Le to mos e lejojme ate qe ha te perbuze ate qe nuk ha, dhe te mos e lejojme ate qe ha te gjykoje ate qe nuk ha..." Dhe pastaj ai shton: "Kush je ti qe gjykon sherbetorin e nje tjetri? I pari qe mund ta beje kete eshte vete i zoti i tij. Me fjale te tjera gjykimi i takon mesuesit tone te krishterimit, Krishtit dhe jo neve. Maredhenia e vecante e mjeshtrit me sherhetorin e tij eshte ajo, ne te cilen ne nuk mund te hyme, te cilen ne nuk mund ta njohim ne thellesi dhe si rrjedhim ne nuk mund ta kuptojme natyren e vertete te gjykimit.
Por ne qofte se ne e leme me njane te gjykuarit e motrave dhe vellezerve tane ne Kishe, atehere na mbetet vetem nje maredhenie ku gjykimi i Zotit, na intereson neve dhe kur ne ndihemi te lire te gjykojme dhe kjo eshte maredhenia e jone personale me Krishtin, maredhenia jone personale me Shpetimtarin. Ne jemi "te paret" midis rnekatereve, sepse ne jemi "te paret". Dhe kur ne gjykojme vetvehten atehere ne jemi ne te njejten kohe "te paret" dhe "te fundit" per deri sa ne nuk mund te llogarisim asnje njeri tjeter. Shen Pali me shembullin qe ka zgjedhur na inkurajon no ta shohim vehten si sherbetore, sherbetore te Krishtit dhe ne kete menyre te veme ne zbatim fjalet qe perdoren ne Mbremesoret e perditeshme: "Sic shohin syte e sherbetoreve duart e te zoterve te tyre, sic shohin syte e sherbetoreve duart e zonjave te tyre ashtu edhe syte tona shohin lart per Zotin tone, Perendine."(Psa1lmi 123:3).
Te jesh nje sherbetor i mire do te thote te josh i vemendshem, te jesh i ndjeshem edhe per gjerat mete vogla, te jesh i gatshem te thuash fjalet me te buta. Si mund te kemi ne kohe te shohim te tjeret dhe ti gjykojme ata kur e gjitha vemendja jone eshte drejtuar tek Krishti?
Pra le te vendosim sot qe te mos gjykojme njeri tjetrin. Ne vend te kesaj le te kthehemi shpirterisht drejt Krishtit. Le ti kthjellojme zemrat e mendjet tona nga zhurmat e gjykimeve dhe knitikave, qe te kemi mundesi te degjojme cfare ka per te na thene ne Krishti dhe te shohim doren o tij drejtuese ne momentet me to zakoneshme te jetes sone. Amin.
Nga Bishop Basil Osbourne i Anglise, nga libri i tij Duke folur per Mbreterine.
Ma Kontrollo Te Foluren, O Zot
" Ma Kontrollo Te Foluren, O Zot
…dhe mbaj celesin e deres se buzeve te mija". Keshtu thote nje fjale e urte popullore e cila thuhej cdo nate ne lutjet e te krishtereve. Zoti drejton gjithesine me Fjalen e Tij. Sipas Xhejmes 3 "Gjuha eshte si nje zjarr. Gjuha eshte nje bote e padrejte ne mes te gjithesise, e cila e njollos tere trupin …dhe ndizet nga ferri." Cdo fjale qe nxiret nga goja dhe ekziston ne kete bote e ka burimin ne miresine e te Madhit Zot qe ka krijuar Fjalen E zotit.E njejta goje me te cilen flasim,
ka aftesi te na ushqeje. Njesoj si njerzit e Izraelit e lashte, ne shqetesohemi per pastertine dhe cilesine e ushqimit qe hame e pime. Por Krishti na keshillon si ne dhe ata se "nuk na ben te papaster ajo qe fusim ne goje (ushqimi apo uji), por ajo qe nxjerim nga goja. Ajo e ben njeriun te papaster. Nuk e kuptoni se c'hahet nga goja nxiret jashte nepermjet sistemit te jashteqitjes?Por, c'nxirret nga goja (fjala e mire apo e keqe), del nga zemra dhe ajo e ben njeriun te piste e te ndyre. Zoti na meson te perdorim gojen, fjalen ne lutjet tona- dhe jo per te pergojosur komshiun, apo per te shprehur xhelozine, inatin dhe shqetesimet tona. Fjalet tona duhet te reflektojne dhe te shprehin bukurine dhe fuqine e Fjales krijuese dhe te dashur te Zotit.Shen Xhejmsi thote ,"Nese dikush mbahet si fetar i mire dhe nuk eshte ne gjendje te kontrolloje dot gjuhen, por poshteron zemrat e te tjereve me te, atehere feja eshte e pavlere." Duhet te kontrollojme gojen dhe te ruajme zemrat nga fjalet, mendimet dhe ndjenjat e liga te cilat rendojne njeriun. Duhet te frenojme te foluren qe te pastrojme zemrat tona.
Mendime mbi Biblen
Kur degjojme fjalet e Bibles
23 Shkurt, 2003
Kur degjojme fjalet e Bibles, gjithmone duhet te mendojme se ne jemi pjestare te saj apo personazhe ne te. S'mund te jemi plotesisht Krishti vete, vetem kur vuajme apo kur ndjejme gezimin dhe dashurine e tij.Gjithmone duhet te mendojme si te nxjerim mesime nga ata qe mekatojne apo nuk besojne ne Krishtin.
Ne Jemi si Femija I Pangopur
Shpesh njerzit behen si femija I pangopur sepse nuk mendojme se na eshte falur jeta nga asgje dhe mund te jetojme nen imazhin e Krishtit, qe do te thote se mund te jetojme nje jete te persosur po te kemi parasysh Jezu Krishtitn. Por ne jeten tone, gjate gjithe historise se njerezimit, ne harrojme jeten perfekte te Jezu Krishtit dhe harrohemi ne pasione, mekate dhe kotesira te jetes. Ahtu si femija I pangopur, ne gjendemi te zhytur ne balten e deshirave tona te shemtuara, me zemren te coptuar dhe te etur per nje ushqim magjik te dhene nga Zoti. Por nese, me te vertete kerkojme kete lloj ushqimi te Zotit, do te shnderrohemi ne nje femi engjellor dhe se bashku do te behemi pjestare te nje trupi te shenjte te Birit te Zotit, Jezu Krishtit.
Ne Behemi Si Femija Xheloz
Me keq se te jesh si femija i pangopur, njerzit behen si femija xheloz i cili jeton me prinderit, ha buke me ta por nuk eshte mirenjohes per prinderit. Ai harron sa mire eshte te jetosh me prinderit.E keqa me e madhe eshte se ai nuk ndjen dashuri per prinderit apo per vellane. Kjo ndodh me ne kur shkojme ne kishe. Ne marrim trupin e gjakun e Krishtit dhe duket sikur ne duhet te vendosim per ke Zoti duhet te kete meshire apo te jete i sjellshem. Si mundet Zoti te lejoje kete mekatar te perfitoje nga miresjellja e Tij? Asnjehere s'duhet te tregohemi te vegjel e te ngushte ne shpirt.
Te Pranojme Meshire Se Bashku
Nese jemi ne gjendje te pranojme se kemi mekate si femija i pangopur, edhe nese ato jane te vogla e sekrete, atehere kurre s'mund te behemi xheloze e te mos ndjejme dashurine per motren apo vellane. Nese veme ne dyshim meshiren e Zotit, atehetre gjithshka duket se behet kot. Te gjithe duhet te heshtim, te heqim dore nga kungimi, te mbyllim kishen e te presim mallkimin e Zotit. Kjo s'duhet te ndodhe. Kurre s'duhet te veme ne dyshim meshirene Zotit, por duhet ta duam Ate i cili na pranon ne brendesine e tij ende pa na njohur mire dhe pa ditur si te falemi.
Zoti eshte kaq i gjere me ne sa ka sakrifikuar birin e tij te vetem e te pavdekshem te vritej nga ata qe hiqeshin si shume te rendesishem. Ata s'mund ta kuptonin se Zoti mund te falte mekataret; qe Ai mund t'u jepte ushqimin e pasur me dashurine e Tij prostitutave, targambledhesve, peshkatareve e njerezve nga kombe te tjera te cilet cifuterit i quanin si te ndotur ne karakter dhe te padenje per lagjen e tyre.
Nese mendojme se jetojme me Zotin dhe nuk e ndjejme qe dashuria na buron nga zemra per cdo qenie njerezore, atehere le t'i gjejme mekatet ne veten tone. Mekatet jane te fshehta dhe na mbajne ne larg nga Zoti dhe na ben si i pangopuri.Pasi te jemi pastruar nga mekatete , le te vijme perseri e te kerkojme Zotin ne nje menyre te re, me perulje dhe keshtu do te ngrohemi nga dashuria e tij. Megjithese marrim bekimet e Zotit duke ardhur ne kishe, perseri jemi shume larg Tij me zemer. Shpesh java na kalon pa bere asgje qe te jetojme me Zotin.S'mundet te kuptojme Zotin plotesisht vetem me dy oret apo me njezet minutat ne liturgji. Me shume kohe kalojme duke pare nje ndeshje apo duke shkuar e kthyer nga puna se sa te mendojme per te kerkuar Zotin.
Ejani perseri tek Zoti. Largohuni nga kalbesira e pangopur e kesaj bote dhe pranoni mikpritjen e Zotit ne Liturgji. Kerkoni meshiren e Tij gjate lutjeve. Pyesni Zotin: Si mund te largohem nga pasionet si inati, krenaria, lustra, merzitja, ftotesia, boshlleku, ankthi apo te tjera? Lete behem si femija jote e te marr jete ne Krishtin dhe te shijoj jeten dhe ushqimin e dashurise tende".
Liturgjia e Te Djeles para Kreshmes
Kreshma mbahet per nje qellim te vetem shpirteror; per te treguar deshiren e njerzve per te perfshire Zotin dhe mbreterine e Tij brenda qenjes se tyre, per te kthjelluar shikimin e tyre drejt Zotit. " Syri eshte drita e trupit dhe nese syri eshte i shendoshe, i gjithe trupi do te kete drite." Po c'kane te bejne syte me te ngrenet apo te pangrenet? Spjegimi i kesaj lidhje eshte i thjeshte sepse cdo ushqim syri apo shqisa te tjera na e ve perpara si nje objekt deshire. Kur shohim ushqim, duam te hame dhe kur kemi nje mangesi, kemi uri. Shikimi perfaqson gjithe deshirat, perpjekjet tona fizike dhe shpirterore. Ne edhe deshirat tona i quajme nevoja.
Cdo deshire jona duhet te thyhet para Zotit. Vetem Zoti mund te na plotesoje kenaqsite dhe deshirat qe kemi. E keqja e njerezve eshte se atyre ose u mungon dicka dhe duam ta kene patjeter ose kur e kuptojne se cfare u mungon, kete e bejne ne menyre te siperfaqshme dhe pa deshire.
Zoti e di se cfare na mungon ne.Ne na duhet jete e dashuri dhe kjo na eshte dhene me bollek nepermjet Krishtit.Vetem kryqi eshte ne gjendje te perballoje nevojat dhe pakenaqsite tona. Kryqi jep qetesi para cdo fatkeqsie.Kreshma do te thote te besh kryqin kur ndodhesh para varferise, vuajtjeve dhe boshllekut ne jete dhe te shohesh Zotin duke injoruar gjerat e tjera te parendesishme ne jete: ushqimi,pija, ankthi per punen, kohen apo veshjen. Kreshma do te thote te mos hash ushqime te pasura dhe te mos mendosh per pasuri. Do te thote ta largosh mendjen nga kenaqsite e deshirave qe nuk na cojne asgjekundi dhe te mendojme per bukurine dhe kenaqsite e parajses dhe drites se Zotit. Gjate kreshmes te leme menjane qellimet dhe kenaqsite e perkohshme te kesaj jete, me qellim qe te mesojme me shume per Zotin dhe parajsen, te cilat jane sublime.
Po t'i frenojme deshirat tona sado pak, do te mundemi te mesojme te besojme tek Zoti per te perballuar cdo veshtiresi qe na del para si vuajtjet, fodulekun apo te keqijat qe na jepen. Edhe nese nuk arrijme ta njohim Zotin plotesisht, perseri do te mosojme si ta kerkojme ate. Do te mundim te zbulojme shqetesimet, dobesite dhe zymtite tona dhe do ta kuptojme se kemi nevoje per Zotin dhe per nje mbreteri te shenjte pertej kesaj bote.
Kur mbajme kreshme, ngaqe harrojme deshirat dhe qellimet tona te kota, mundemi te mesojme si te heqim dore nga krenaria, urrejtja dhe inatet qe na lidhin me kotesirat e kesaj bote. Zoti do na jape gjithshka qe kemi nevoje. S'kemi nevoje te rendim pas plackave e ushqimeve e te matemi me te tjeret. Kurre s'mund te behemi me te pasur se nje person i cili e ka pranuar Zotin ne zemren e tij. Asnje nga ne s'mund te behet me i pasur se Shenjtoret sepse ata jetojme me pasurine e Zotit qe eshte pasuri e dashurise dhe e jetes. Te pasurit do te vdesin dhe pasuria e tyre s'do te kete me kuptim. Famozet do te harrohen nje dite."Por ata qe kerkojne te njohin zotin, s'do t'u mungoje asgje." Te fortet dhe fodullet do te vdesin nje dite dhe forca e krenaria e tyre do te behen pluhur.
Zoti dhe jeta e Tij jane te perhershem.Ngopi syte me Zotin i cili pasuron zemrat dhe jeten tone dhe dashurine te cilat hkaterojne pakenaqsirat dhe shqetesimet e jetes "nen hijen e vdekjes". Ushqeu me ushqimin e Zotit. Prano prezencen e trupit te Tij dhe shijo jeten e Tij gjate lutjeve dhe meditimeve sidomos gjate kesaj periudhe kreshme.Shuaje etjen ne pasurine e drites qe vjen kur ne therrasim per ndihme, me gjithe shpirt prezencen e Zotin.
Pagezimi
Cfarë bën pagëzimi?
Ne nuk lindim të Krishterë, por behemi te Krishtere duke u lidhur me Krishtin. (Gjoni 3:1-6; Galateve 3:25-29)
Jezu Krishti, biri i Perendise, u be njeri qe ne te behemi hyjnore. Duke u pagezuar, ne i bashkohemi lidhjes midis Perendise dhe njeriut, dicka qe ndodhi tek Krishti. Keshtu edhe ne behemi te Krishtere. (Hebrenjve 2:5-18)
Si bashkohemi ne me Krishtin?
Nepermjet dhurates se Shpirtit te Shenjte dhe nepermjet larjes dhe vdekjes simbolike qe ndodh ne uje, futemi ne uje dhe vdesim me "njeriun e vjeter" - mekatet tona, sjelljet e keqija, dhe dobesine ndaj "fuqive djallezore". Ne vend te ketyre, ne dalim nga uji dhe rilindim nga Parajsa prej Shpirtit te Shenjte se bashku me Krishtin. (Romakeve 6:1-14)
A jemi ne mekatare?
Edhe personi me i drejte ne bote eshte mekatar. Mund te ndjekim gjithe rregullat, te sillemi mire me njerezit, njerezit te mendojne mire per ne, edhe prape jemi mekatare. Perendia nuk do qe ne te jemi dritëshkurtër: ne jemi krijuar nga ai nen imazhin e tij dhe jemi krijuar madhështorë, qe te arrijme virtytet me te larta: bujari, meshire dhe dashuri. Jemi krijuar qe te jemi prania e Perendise se misheruar. Shume prej nesh nuk e dijne se cfare vitytesh dhe huqesh fshihen brenda nesh, sepse jeta nuk na ka vene ne prove duke na shfaqur situata ekstreme, ose sepse vete ne nuk kemi qene aq guximtare sa te shfaqnim hapur dashurine per Perendine dhe fqinjin, ne qofte se i kemi keto virtyte. Jemi te shtypur nga dembelia dhe frika. Ne biles mund t'i konsiderojme budallenj ata persona qe rrezikohen per zellin qe kane karshi Perendise.
Shejtani eshte fytyra personale e atyre huqeve dhe fuqise qe ato shfaqin ne jeten boterore. Kur ne mekatojme, ne i nenshtrohemi forcave te erresires ne bote. Shenjtoret, virtytet e te cileve jane testuar dhe provuar, i kane pare fuqite qe ekspozohen ne bote, por kane treguar se Krishti, Perendia jone i ka pushtuar dhe i ka çfuqizuar duke thyer perjetshmerine e vdekjes. Krishti do te na ringjalle perseri: prandaj ne kemi arsye qe t'a kerkojme Perendine, dhe nuk kemi asnje arsye per mangesine e virtytit. Nuk duhet te frikesohemi per mireqenien e trupave tona, por duhet te pergatitemi, edhe jetet ne trupat tanë duhet te pergatiten, per nje ekzistence te re me Perendine. Ne lutjet per ringjallje perpara pagezimit, ne e shkaterrojme shejtanin dhe deklarojme fitoren e Krishtit mbi fuqite e erreta te kesaj bote dhe fitoren e Krishtit perbrenda zemres se atij qe pagezohet. (Efesianeve 2:1-10; Romakeve 8:1-11)
Mbas pagezimit mbaron çdo gje?
Jo! Tashti jeni i Krishterë. Ne qofte se juve ju eshte dhene nje jete e re se bashku me Krishtin, a nuk duhet t'a dini se kush eshte Krishti? (1 Korintasve15:1-20)
Ne qofte se pagezimi na ben prifterinj, a nuk duhet t'a festojme ritin? (Romans 12:1-2; Hebrenjve 4:14-5:14, 10:19-25; 1 Korintasve 10:14-22)
Ne qofte se pagezimi na ben fitimtare dhe te fuqishem si mbreti, trashegimatarë, "bije te Perendise", "shoqerues fluturimi" te mençur me birin e Perendise, a nuk duhet te fillojme te mesojme se si t'a qeverisim mendjen, mendimet, zemrat, dhe trupat? (Romakeve 8:14-17; Jakobi 2:8-13; 1 Pjetri 2:4-12; 1 Pjetri 4:1-11; Zbulesa 5:6-14, 20:4-6)
Ne qofte se na jepet nje vulë me nje liber te çmuar ose nje leter mbreterore ose nje dekret i cili na eshte derguar neve dhe eshte i mbushur me sekretet e universit, a nuk duhet t'a hapim dhe te lexojme fjalet e fuqishme qe jane shkruar aty? (1 Korintasve 2:6-10; 2 Korintasve 3:1-3, 3:12-4:6)
Kush do te firmoste nje kontrate ose te bente nje "marreveshje" pa lexuar se cfare shkruhet ose premtohet? (Jeremia 31:31-34; Hebrenjve 9:11-26, 13:20-21)
Nëse jemi bere "tempujt" e Perendise, a nuk duhet t'a dijmë se cfarë veprimi duhet te bejme ne? A nuk duhet t'a dijmë se cfarë eshte e duhur dhe e paster per tempullin? A nuk duhet t'a dijmë nëse materialet qe do vendosen ne mur nuk jane ne gjendje te mbajne strukturen, dhe kane nevojë te zëvendësohen? (1 Korintasve 3:10-17; Efesianeve 2:11-22)
Ne bile jemi "trupi" i Krishtit! A nuk duhet te pyesim se cfare eshte e pershtatshme per trupin e Perendise tone? Cfarëdo qe eshte e pershtatshme per atë, eshte edhe per ne. Të gjitha gjerat qe nuk jane te duhura per trupin e tij (mëkatet tona) jane një blasfemi. Cfarëdo qe ne bejme, ndikon Perendinë. (Efesianeve 1:15-23)
Perendia na jep diçka shume te çmuar me anë te pagezimit - jeten e tij - kete dhurate qe ne duhet t'a perdorim. (Mateu 25:14-30)
Pse dhe si te mbajme Kreshme
Kreshma është një mjet i dobishëm. Mbajtja e kreshmës në vetvehte nuk ka vlerë. Në qoftë se mbajmë kreshmë per disa lloje ushqimesh apo kënaqësirash kjo ndodh sepse duam të mësojmë më shumë rreth vehtes tonë dhe të mbështetemi më shumë tek Perëndia. Mbajtja e kreshmës vë në provë fuqinë e dëshirës për Perëndinë. Ne mbajmë kreshmë për disa ushqime sepse Perëndia na ushqen, Ai mban gjallë zemrat tona dhe mbështet jetën tonë. Në qoftë se dëshirojmë të jemi të rreptë, ne biles mund të mbajmë kreshmë edhe ndaj alkoolit sepse Perëndia është ngushëllimi jonë, dhe ne mund të jemi të 'dehur' në praninë e tij gjatë lutjes. Nëse bashkëshorti dhe bashkëshortja bien dakord, ata mund të abstenojnë (mbajnë kreshmë) ndaj mardhenieve seksuale sepse duan te arsyetojnë që Perëndia është 'lidhja', 'bashkimi' dhe burimi i çdo gjëje të mirë që ekziston në dashurinë midis tyre.
Pra mbajtja e kreshmës është thjesht një mënyre për të arritur një qëllim. Por cili është qëllimi i mbajtjes së kreshmës? Përgjigja është-Lutja. Kur Jezusi i hoqi vërejtje dishepujve të tij për arsye se ata kishin humbur besimin, ai u tha, "ky lloj mund të eliminohet vetëm me lutje dhe duke mbajtur kreshmë." Mbajta e kreshmës na ndihmon që t'i largohemi shqetësimeve në mënyre që të kërkojmë Perëndinë. Mbajtja e kreshmës na bashkon me eksperiencën e Izraelitëve kur ata ia lanë 'skllaverinë' Faraonit te Egjiptit. Mbajtja e kreshmës na kujton historinë e mëkatit të parë të Adamit dhe Evës si rezulatat i ngrënies. Mbajtja e kreshmës na bashkon me pendimin dhe keqardhjen e mbretërve dhe profetëve të kohëve të lashta. Mbajtja e kreshmës është praktikë dhe stërvitje në të gjitha besimet botërore - në përgatije për shfaqje dhe vizione shpirtërore. Këto janë arsyet që ne mbajmë kreshmë përpara ditëve të shenjta në kujtim të veprave të mira te Krishtit. Në Ringjallje Krishti na çliron nga skllaveria, vdekja dhe mëkati; ai na fal mëkatet; ai na tregon vizionin dhe shfaqjen e trupit njerëzor dhe shpirtit të kthyer ne jetë dhe bërë në lavdi dhe madheshti dhe në "dritën e cila nuk mund të pushtohet kurre nga nata." (kur prifti këndon në momentin që ai nxjerr qirinjte në mes të Kishës së errët ditën e Pashkës.)
Pra për t'a përmbledhur: mbajtja e kreshmës është një mjet i dobishëm dhe kuptimplot në qoftë se përqëndrohet tek Perëndia dhe nëse të shpie tek lutja. Por a duhet të mbajmë kreshmë? Përgjigja është - pak nga pak. A duhet t'a mbajmë të gjithën? Përgjigja është - Jo. Tradicionalisht, rregulli i rreptë është që mishi, prodhimet bulmetore (djathi, qumështi, gjalpi), vezët, peshku me shtyllë kurrizore, vera (ose çdo pije alkoolike) dhe vaji të mos hahen - biles ndoshta të mos hash asgjë gjatë ditës; dhe gjithashtu të abstenosh nga mardhëniet seksuale. Shumë pak njerez kanë mundësi ose e arrijnë një gjë të tillë. Këta njerëz janë zakonisht murgët, murgeshat, personat e ve, dhe disa priftërinj. Mbajta e kreshmës është thjesht çështje që të provosh vehten për të lënë disa gjëra për hir të kërkimit të Perëndisë nëpërmjet lutjes. Zgjidhja më e mirë është të bëjmë diçka më tepër s'e ç'kemi bërë. Asnjë nuk duhet të gjykojë një tjetër për sa i përket mbajtjes së kreshmës. Në qoftë se nuk keni mbajtur kurrë kreshmë provoni të mos hani mish në Kreshmët e Mëdha apo gjatë ditëve të javës. Në qoftë se mbani kreshmë nga mishi, provoni të mbani kreshmë për djathin, dhe kështu me rradhë. Gjithkush duhet të sfidojë vetvehten me aq mundësi sa ka. Disa njerëz që marrin ilaçe apo perdorin barna ose që kanë diabet, që janë metabolikë apo që kanë probleme të tjera shëndetsore duhet të jenë praktikë dhe të ndjekin këshillat e mjekut. Mbajtja e kreshmës nuk ka për qëllim të "tregojë fuqi", përkundrazi ka për qëllim që të na bëjë më të vetëdijshem për nevojën e Perëndisë. Megjithatë, mbajtja e kreshmës duhet të vihet mënjane sa herë që kemi të bëjmë me mikpritje. Kur keni miq që i keni ftuar për të ngrëne dhe që mund të mos i kuptojnë rregullat e mbajtjes së kreshmës, mos argumentoni mbi këtë çështje. Kur jeni për vizitë në shtëpinë e dikujt dhe iu ofrohet diçka për të ngrënë, hani çfarë t'iu vihet përpara pa bërë pyetje dhe jini mirënjohes për të. Mos harroni se dashuria dhe zemërgjerësia janë më të rëndësishme se mbajtja e kreshmës. Gjithashtu, mbajtja e kreshmës duhet t'iu lirojë kohë: mos gatuani shumë por ejani të luteni dhe të merrni 'communion'(lidhje shpirtërore dhe bashkim) - shikoni orarin brenda. Mësoni pak nga zemra dhe shpirti juaj. Mësoni te dëshironi Perëndinë.
At Elijah