Albanian
Sherbesa e Vleses
Pas Meshes, Prifti qendrón ne Shenjteroren, dhe atá, qe jane per te martuar, perpara Deres se Bukur, burri me te djathte dhe gruaja me te mengjer. Vihen dy unaza nga ana e djathte e Alltarit, nje e arte dhe nje e argjente, Pnif-ti ben shenjen e Knyqit mi Dhénterin dhe Nusen, pastáj u jep nga nje qiri te ndezur, temjanis, dhe nis Sherbesen e Vleses:
Pastáj Prifti ua ve unazat ne gishterinjte e dores se djathte, dhe Kumteri ua kembén tri here. Dhe menjehere nis Sherbesa, e Kurorezimit me Psalmin 128:
PRIFTI: Lum gjith' atá, qe i kane frike Zotit,
KORI: Lavdi me ty, o Perendia yne, lavdi me ty.
PRIFTI: Atá, qe baresin ner udhet e tij.
KORI: Lavdi me ty, o Perendia yne, lavdi me ty.
PRIFTI: Do ti gezosh pemet e mundimeve te tua.
KORI: Lavdi me ty, o Perendia yne, lavdi me ty.
PRIFTI: Lum ti, dhe fatbardhe do te jesh.
KORI: Lavdi me ty, o Perendia yne, lavdi me ty.
PRIFTI: Jote-shoqe do te jete si vreshte, e nde-hur neper pllajet e
shtepise sate.
KORI: Lavdi me ty, o Perendia yne, lavdi me ty.
PRIFTI: Bijt' e tu si filiza prej ulliri reth tryezes sate.
KORI: Lavdi me ty, o Perendia yne, lavdi me ty.
PRIFTI: Ja keshtu do te bekohet njeriu, qe i ka frike Zotit.
KORI: Lavdi me ty, o Perendia yne, lavdi me ty.
PRIFTI: Dhe keshtu do te bekonje Zoti prej Siones, dhe do te
shikósh te mirat e Jerusalemit: gjithe ditet e jetes sate.
KORI: Lavdi me ty, o Perendia yne, lavdi me ty.
PRIFTI: Dhe do te shikósh bijt' e bijve te tu dhe paqe mi Israelin.
KORI: Lavdi me ty, o Perendia yne, lavdi me ty.
DHJAKU: Bekó, o Ate.
PRIFTI: I bekuar eshte Perendia yne, gjith-njé, tani e perhere dhe ne jetet e jéteve.
KORI: Amin.
DHJAKU: Me paqe le ti lütemi Zotit.
KORI: Meshiro, o Zot.
DHJAKU: Per paqen qe lártazi dhe per shpe-timin e shpirteve tona, le ti lutemi Zotit.
KORI: Meshiro, o Zot.
DHJAKU: Per paqen e tere botes, per mire-vajtjen e Kisheve te shenjta te Perendise dhe per bashkimin e te gjithave, le ti lutemi Zotit.
KORI: Meshiro, o Zot.
DHJAKU: Per kete Kishe te shenjte dhe per atá, qe hyjne ketü me bese, devotese dhe frike Perendie, le ti lutemi Zotit.
KORI: Meshiro, o Zot.
DHJAKU: Per Metropolitin tone (aksh), edhe Epeshkopin tone (aksh) per prifterine dhe dhjakerin' e nderuar me Krish-tin, per tere klerin dhe pópullin, le ti lütemi Zotit.
KORI: Meshiró, o'Zot.
DHJAKU: Per sherbetorin e Perendise (aksh) dhe sherbetoren e Perendise (aksh), qe po vlohen me njerjatrin, dhe per shpetimin e tyre, le ti lu-temi Zotit.
KORI: Meshiró, o'Zot.
DHJAKU: Qe tu fale Zoti Perendia yne mar-tese te ndérçime, le ti lutemi Zotit.
KORI: Meshiró, o'Zot.
DHJAKU: Qe to shpetojme prej çdo hidheri-mi, merie, reziku dhe nevoje, le ti lütemi Zotit.
KORI: Meshiró, o'Zot.
DHJAKU: Perkrahna, shpetona, meshirona dhe ruajna, o Perendi, me hirin tend.
KORI: Meshiró, o'Zot.
DHJAKU: Tereshenjten, to pacenuaren, te permibekuaren, te lavderüaren, Kryezonjen to-ne, Hyjlindesen dhe gjithnjé Virgjereshen Ma-ri dyke kujtuar me gjithe Shenjtoret, veten tone dhe njerjatrin dhe tere jeten tone Krishtit Pe-rendi le tja pranojme.
KORI: Ty, o Zot.
PRIFTI: Se ty te ka hie çdo lavdi, nder e adhu-rim, Atit e Birit edhe Shpirtit Shenjt, tani e perhere dhe ne jetet e jéteve.
KORI: Amin.
Pastáj Prifti thote me ze te larte Uraten e Vleses:
DHJAKTU: Le ti lutemi Zotit.
PRIFTI: O Perendi, qe bekove Isaakun dhe Rebeken, ti bekoji edhe sherbetoret e tu (aksh), qe po vlohen me unaza pas porrosise sate. Se ti je Perendi meshireplot e njeridashes, dhe ty te der-gojme lavdi, Atit e Birit edhe Shpirtit Shenjt, ta-ni e perhere dhe ne jetet e jéteve.
KORI: Amin.
PRIFTI: Paqe te gjitheve.
DHJAKU: Kreret tona Zotit le tja unjim.
KORI: Ty, o Zot.
PRIFTI: Se ty te ka hie çdo lavdi, nder e adhu-rim, Atit e Birit edhe Shpirtit Shenjt, tani e per-here dhe ne jetet e jéteve.
KORI: Amin.
Pastáj Prifti merr unazen e arte, i ben Kryq mi koke Dhènterit, edhe thote tri here:
PRIFTI: Vlohet sherbetori i Perendise (aksh) me sherbetoren e Perendise (aksh), me emrin e Atit e Birit edhe Shpirtit Shenjt. Amin.
Gjithashtu Prifti merr unazen e argjente, i ben Kryq mi koke Nuses, edhe thote tri here:
PRIFTI:Vlohet sherbetorja e Perendise (aksh) me sherbetorin e Perendise (aksh), me emrin e Atit e Birit edhe Shpirtit Shenjt. Amin.
MARTESA
DHJAKU: Bekó, o Ate.
PRIFTI: E bekuar eshte Mbreteria e Atit e Birit edhe Shpirtit Shenjt, tani e perhere dhe ne jetet e jéteve.
KORI: Amin.
Pastaj thuhet Litania e Madhe:
DHJAKU: Me paqe le ti lütemi Zotit.
KORI: Meshiro, o Zot.
DHJAKU: Per paqen qe lártazji dhe per shpe-timin.e shpirteve tona, le ti lutemi Zotit.
KORI: Meshiro, o Zot.
DHJAKU: Per paqen e tere botes, per mirevaj-tjen e Kisheve te shenjta te Perendise dhe per bashkimin e te gjithave, le ti lutemi Zotit.
KORI: Meshiro, o Zot.
DHJAKU: Per kete Kishe te shenjte dhe per atá, qe hyjne ketu me bese, devotese, dhe frike Perendie, le ti lütemi Zotit.
KORI: Meshiro, o Zot.
DHJAKU: Per Metropolitin tone (aksh), edhe Epeshkopin tone (aksh) per prifterine dhe dhjakerin' e nderuar me Krish-tin, per tere klerin dhe pópullin, le ti lütemi Zotit.
KOHl: Meshiro, o Zot.
DHJAKU: Per sherbetoret e Perendise (aksh), qe po lidhen me njerjatrin ne shoqeri martese, dhe per shpetimin e tyre, le ti lütemi Zotit.
KORI: Meshiro, o Zot.
DHJAKU: Qe te bekohet kjo martese, si ajó e Kanase ne Galilé, le ti lutemi Zotit.
KORI: Meshiro, o Zot.
DHJAKU: Qe te ngazellohen, dyke pare bij e bija, le ti lütemi Zotit.
KORI: Meshiro, o Zot.
DHJAKU: Qe te shpetojme prej çdo hidherimi, merie, reziku dhe nevoje, le ti lütemi Zotit.
KORI: Meshiro, o Zot.
DHJAKU: Perkrahna, shpetona, meshirona dhe ruajna, o Perendi, me hirin tent.
KORI: Meshiro, o Zot.
DHJAKU: Tereshenjten, te pacinuaren, te permibeküaren, te lavderüaren, Kryezonjen tone, Hyjlindesen dhe gjithenjé Virgjereshen Mari dy-ke kujtuar me gjithe Shenjtoret, veten tone dhe njerjatrin dhe tere jeten tone Krishtit Perendi le tja pranojme.
KORI: Ty, o Zot.
PRIFTI: Se ty te ka hie çdo lavdi, nder e adhu-rim, Atit e Birit edhe Shpirtit Shenjt, tani e per-here dhe ne jetet e jéteve.
KORI: Amin.
Pastáj Prifti kendón Uraten e Marteses:
DHJAKU: Le ti lutemi Zotit.
PRIFTI: O Perendi, qe bekove Adamin dhe Even, dyke thene: "Shtóhuni, dhe shumóhuni, dhe zoterójeni dhene;" qe vajte ne Kaná te Gali-lése, dhe e bekove dasmen e atjeshme; ti, o Krye-zót, bekoje edhe kete martese, dhe dergoje hirin qellór mi sherbetoret e tu (aksh). Bekoji, o Zot, o Perendia yne, si e bekove Abrahamin dhe Sarren; ruaji, o Zot, o Perendia, yne, si e rüajte Noen ne Arke; kujtoji, o Zot, o Perendia yne, si i kujtove te Dyzét Deshmoret e shenjte, kur u dergove ku-roret prej qellit; dhuroju jete te qete, dite te gja-ta, urtesi dhe dashuri per njerjatrin; ep-u vesen e qellit edhe te majmet e dheut; lartesoji si dellinjat e Libanit, si vreshte me hardhi te mira; vle-resoji te shikojne bijt' e bijve reth tryezes se tyre, dhe te dalin faqebardhe perpara teje, si yjt' e qe-llit. Kujtoji, o Perendi, edhe prinderit, qe i kane rritur, se uratat e prinderve i shigurojne themelit' e shtepive. Kujtoji, o Perendi, edhe sherbetoret e tu kumterit edhe tere pópullin, qe rri rotull. Se jot-ja eshte Mbreteria dhe fuqia dhe lavdia, e Atit e Birit edhe Shpirtit Shenjt, tani e perhere dhe ne jetet e jéteve.
KORI: Amin
Pastáj Prifti i merr kuroret, edhe e kurorezon Dhénterin, dyke bere shenjen e Kryqit edhe dyke thene tri here:
PRIFTI: Kurorezohet sherbetori i Perendise (aksh) me sherbetoren e Perendise (aksh), me em-rin e Atit e Birit edhe Shpirtit Shenjt. Amin.
Gjithashtu e kurorezón edhe Nusen, dyke bere shenjen e Kryqit edhe dyke thene tri here:
PRIFTI: Kurorezohet sherbetorja e Perendise (aksli) me sherbetorin e Perendise (aksh), me em-rin e Atit e Birit edhe Shpirtit Shenjt. Amin.
Pastáj i bekon, dyke thene:
PRIFTI: Ti o Zot ti o Perendi, i kurorezó me nder e me lavdi.
KORI: Ti o Zot ti o Perendi, i kurorezó me nder e me lavdi.
Ne kete mes, Kümteri ua kemben kuroret te martüarve tri here:
DHJAKU: Le te veme re.
KENDONJESI: U vure mi krye kuroren prej guresh te çmuar. Te kerkuar jete, dhe u ke dhene dite te gjata.
DHJAKU: Urtesi.
KENDONJESI: Kendimi prej Letres se Palit per Efesianet.
DHJAKU: Le te veme re,
KENDONJESI: Motra dhe Vellezer, duke e falenderuar vazhdimisht per cdo gje Peredine dhe Atin ne emer te Zotit tone Jezu Krisht; nenshtrohumi njeri-tjetrit ne druajtjen e Krishtit! Ju, grate, nenshtrohuni burrave tuaj porsi Zotit, sepse burri eshte kreu i gruas, sikurse edhe Krishti eshte kreu i Kishes, dhe ai vete eshte Shpetimtari i trupit. Ashtu si Kisha i eshte nenshtruar Krishtit, keshtu grate duhet t'i nenshtrohen burrave te tyre ne cdo gje. Ju, burra, t'i doni grate tuaja, sikurse edhe Krishti ka dashur kishen dhe e ka dhene veten e vet per te, qe ta shenteroje, pasi e pasoi me larjen e ujit me ane te fjales, qe ta nxjerre ate perpara vetes te lavdishme pa njolla a rrudha a ndonje gje te tille, por qe te jete e shenjte dhe e paqortueshme. Keshtu burrat duhet t'i duan grate e veta porsi trupat e tyre; kush do gruan e vet do vetveten. Sepse askush nuk urreu mishin e vet, por e ushqen dhe kujdeset me butesi per te, sikurse edhe Zoti ben me Kishen, sepse ne jemi gjymtyre te trupit te tij, te mishit te tij dhe te kockave te tij. "Prandaj njeriu do te lere babane e vet dhe nenen e vet dhe do te bashkohet me gruan e vet, dhe te dy do te behen nje mish i vetem". Ky mister eshte i madh; tani ine e them ne lidhjen me Krishtin dhe me Kishen. Por secili nga ju keshtu ta doje gruan e vet sikurse e do veten e vet; dhe po keshtu gruaja ta respektoje burrin.
PRIFTI: Paqe mbi ty qe kendon dhe mbi gjithe popullin
KENDONJESI: Dhe ne Shpirtin tend. Alilluja, Alliluja, Alliluja.
KORI: Alilluja, alilluja, alilluja.
DHJAKU: Urtesi, o te drejte, Le ta dergjojme Ungjillin e shenjte.
PRIFTI: Paqe te gjitheve.
KORI: Dhe me frymen tende.
PRIFTI: Kendimi prej Ungjillit te Shenjte pas
Mattheut.
KORI: Lavdi me ty, O Zot, lavdi me ty.
DHJAKU: Le te veme re.
Tri dite me vone po behej nje dasme ne Kane te Galilese, dhe nena e Jezusit ishte atje. Edhe Jezusi me dishepujt e vet ishte ftuar ne dasme. Duke qene se mbaroi vera, Nena e Jezusit i tha: "Nuk kane me vere!" Jezusi I tha: "C'ke me mua o grua? Ora ime s'ka ardhur akoma!". Nena e tij u tha sherbetoreve: "Beni gjithcka qe ai t'ju thote!". Aty ishin gjashte ene prej guri, qe perdoreshin pastrimin e Judenjve, dhe secila nxente dy ose tri masa. Jezusi u tha: "Mbushni enet me uje!". Dhe ata I mbushen deri ne gryke. Pastaj u tha"Nxirreni tani dhe cojani te parit te festes". Dhe ata ia cuan. Dhe, mbasi i pari i festes e provoi ujin e shnderruar ne vere (ai nuk e dinte nga vinte kjo vere, por e dinin mire sherbetoret qe e kishin nxjerre ujin), i pari I festes e thirri dhendrin, dhe i tha: "Cdo njeri nxjerr ne fillim veren me te mire dhe, kur te ftuarit kane pire shume, veren e keq; ti perkundrazi, e ke ruajtur veren e mire deri tani". Jezusi beri kete fillim te shenjave ne Kane te Galilese dhe e shfaqi lavdine e tij, dhe dishepujt e tij besuan ne te.
KORI: Lavdi me ty, O Zot, lavdi me ty.
DHJAKU: Le te thomi te gjithe me tere shpir-tin dhe me tere mendjen tone, le te thomi.
KORI: Meshiró, o Zot (3 here).
DHJAKU: O Zot i terefuqishim., Perendi i Aterve tane, te lütemi, degjó dhe meshiró.
KORI: Meshiró, o Zot (3 here).
DHJAKU: Meshirona, o Perendi, pas meshi-res sate te madhe, te lütemi, degjó dhe mcshiró,
KORI: Meshiro, o Zot (3 here).
DHJAKU: Te lütemi edhe per meshiren, jeten, paqen, shendetin, shpetimin, veshtrimin edhe ndjesen e mekátave te sherbetóreve te Peren-dise (aksh).
KORI: Meshiró, o Zot.
PRIFTI: Se ti je Perendi meshireplot e njeri-dashes, dhe ty te dergojme lavdi, Atit e Birit e-dhe Shpirtit Shenjt, tani e perhere dhe ne jetet e jéteve.
KORI: Amin.
DHJAKU: Perkrahna, shpetona, meshirona dhe ruajna, o Perendi, me hirin tent.
KORI: Meshiró, o Zot.
DHJAKU: Diten e tere te mbare, te shenjte, te paqme dhe te pamekatme, Zotit le ti 1ypim.
KORI: Falna, o Zot.
DHJAKU: Engjell páqeje, udheheqes besnik, ruajtes te shpirteve dhe te trupeve tona, Zotit le ti lypim.
KORI: Falna, o Zot.
DHJAKU: Ndjese dhe falje te fájeve dhe te mekátave tona, Zotit le ti lypim,
KORI: Falna, o Zot.
DHJAKU: Te mirat e te dobishmet per shpir-tet tona dhe paqe per boten, Zotit le ti lypim.
KORI: Falna, o Zot.
DHJAKU: Qe ta shkojme kohen e mbetur te jetes sone me paqe dhe me pendim, Zotit le ti lypim.
KORI: Falna, o Zot.
DHJAKU: Mbarim te Krishtere, paqesór dhe faqebardhe te jetes sone, dhe mprojtje te mire perpara Gjykatores se trémpshime te Krishtit, le ti lypim.
KORI: Falna, o Zot.
DHJAKU: Bashkimin e fese dhe shoqerin' e Shpirtit Shenjt dyke lypur, veten tone dhe njer-jatrin dhe tere jeten tone Krishtit Perendi le tja pranojme.
KORI: Ty, o Zot.
PRIFTI: Dhe vleresona, o Kryezót, qe te ku-xojme te pertherresim ballehapur dhe faqebar-dhe ty, Perendine dhe Atin qellór, dhe te thomi:
KENDONJESI: Ati yne, qe je ne qell, u-shenj-terofte emri yt; arthte Mbreteria jote; u-befte deshira jote si ne qell edhe mbi dhé; buken tone te perdicime épnaje neve sot; edhe fálnaji fajet, si-kundcr edhe né ua falim fajtoreve tane; edhe mos na shtjer ne ngasje, po shpetona nga i ligu.
PRIFTI: Se jotja eshte Mbreteria dhe fuqia dhe Iavdia, e Atit e Birit edhe Shpirtit Shenjt, ta-ni e perhere dhe ne jetet e jeteve.
KORI: Amin.
PRIFTI: Paqe te gjitheve..
KORI: Amin .
DHJAKU: Kreret tona Zotit le tja unjim.
KORI: Ty, o Zot.
Pastáj Prifti e bekón Veren, dhe thote Uraten e Kupes Se Perbashkme:
PRIFTI: O Perendi, qe i bere te gjitha me fu-qine tende, bekoje me bekim shpirteror edhe ke-te Kupe te Perbashkme qe u fale sherbetoreve te tu, qe u-bashkuan ne shoqeri martese. Se emri yt esht i bekuar, dhe Mbreteria jote e lavderuar, e Atit e Birit edhe Shpirtit Shenjt, tani e perhere dhe ne jetet e jéteve. Amin.
Pastaj Prifti e merr Kupen e Perbashkme, dhe ua jep per se treti, me pare dhenterit dhe pastaj nuses. Pastáj Prifti i rotullon te martuarit me kumterin i cili mban kuroret qe prápazi, tri here. Ne kete mes, Kori kendón Troparet pasónjese:
Isaia vallezo, Virgjeresha Zonja Shen Mari na lindi Jesü Krishtin Emmanuel njeri e-dhe Perendi; dhe emer ka Lindjen qe na ndrit. Pra madheshtójm' ate, lumerojmc dhe Hyjlindesen.
Shpirtet shpetonani, o Deshmore mpró-nani, o kuroreprures perpara Krishtit lutuni, dhe nermjetoni gjithenje per né.
Ty te lavderojme o Krisht, mburrja e Di-shépujve, gezimi i Deshmóreve qe lecitne tok, Trinin' e bashkeqenshime.
Pastaj Prifti ngre Kuroret, edhe thote:
PER DHENTERIN.Shkelqeu, o dhender, si Abrahami, dhe bekohu si Isaaku, dhe shumzo si Jakobi, duke ecure me paqe, dhe duke veperuar me drejtesi porrosit' e Perendise.
PER NUSEN: Dhe ti, o nuse, shkelqeu si Sa-rra, dhe ngazellohu si Rebeka, dhe shumzo si Rakela, dhe gezohu me burrin, duke ruajtur porrosit' e Ligjes, se ashtu deshi Perendia.
PRIFTI: Lavdi me ty, o Perendia yne, lavdi me ty.
KORI: Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit Shenjt, tani e perhere dhe ne jetet e jéteve, Amin. Meshi-ró, o Zot (3 here). Bekó, o Ate.
Pastáj Prifti ben Perleshimin:
PRIFTI: Krishti, Perendia yne i vertete, qe e bekój martesen ne Kaná te Galilese, me nermje-timet e Shen Marise; te Shen Apostujve te lavde-ruar dhe emershkelqyer; te Shen Kostandinit e-dhe Shen Elenes, mbréterve te kurorezuar; te Shen Prokopit, Deshmorit te math; te Shenjtit te Kishes (aksh); te Shenjtit te dites (aksh), te cilin po lusim sot; dhe te gjithe Shenjtóreve; na meshi-rofte, dhe na shpetofte si i mire dhe njeridashes.
KORI: Amin.
Pastaj besniket i puthin kuroret, edhe i pergezojne te martüarit. Tete dite pastaj, Prifti thote Uraten e Zgidh-jes se Kuróreve:
PRIFTI: O Zot, o Perendia yne, qe na perme-tove ti bashkojme sherbetoret e tu (aksh) me lidh-jen e marteses, ti edhe tani, ne zgjidhjen e ketyre kuróreve, bekoji te martüarit, edhe ruaje bashki-min e tyre te pandare, se sherbetoret e tu e mba-ruan Sherbesen e Marteses, si ne Kaná te Galilese, dhe ty te dergojne lavdi, Atit e Birit edhe Shpirtit Shenjt, tani e perhere dhe ne jetet e jé-teve.
KORI: Amin.